Kronika

Veliaj në Londër për projektet e Tiranës

Në simpoziumin e zhvilluar në Londër në ambientet e Shoqatës së Arkitektëve britanikë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj  dhe pjesëmarrësit folën për sfidat dhe aspektet e ndryshme të projekteve arkitekturore, shëndetit publik dhe rilindjes urbane në Tiranë.

Në këtë simpozium u analizuan jo vetëm se cilat janë sfidat me të cilat ndeshet Tirana në kuadër të rigjallërimit të madh arkitekturor dhe rilindjes urbane, por u fol edhe për bashkëpunimin e ardhshëm me studio arkitekturore të njohura britanike.

“Më vjen mirë që Tiranë është rikthyer në qendër të vëmendjes pas katër viteve që nuk flitej për Tiranën. Besoj është lajm i mirë që disa nga mendjet më të ndritura në Britani, kanë projekte konkrete për Tiranën dhe janë duke rrahur mendimet me ne se çfarë mund të bëjmë në çështje që kanë të bëjnë me hapësirat publike, mjedisin dhe çështje të tjera”, deklaron Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, duke folur për Top Channel shtoi se Tirana ka disa projekte me studio të ndryshme britanike si Grimshow, siç është projekti për Bulevardin e ri.

Me konsulentët britanikë është duke u shqyrtuar mundësia  e gjallërimit të mëtejshëm të ketij Bulevardi, si pasja e një parku të ri qendror, gjashtë herë më i madh se Parku Rinia, ku zyrat dhe administrata e Bashkisë do të transferohet në këtë bulevard.

Sipas kreybashkiakut të Tiranës, shumë shpejt do të shpallet bashkë me arkitektet britanikë edhe një konkurs për ndërtesën e re të Bashkisë së Tiranës për ta ruajtur atë në qendër të kryeqytetit si zyrë ceremoniali.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button