Bota

Modi: Rusia ndihmë Indisë për ndërtimin e 10 reaktorëve bërthamorë

Rusia do të ndihmojë Indinë për ndërtimin e të paktën 10 reaktorëve bërthamorë, si pjesë e zgjerimit të programit të saj nuklear për qëllime civile, deklaroi sot kryeministri indian, Narendra Modi.

aa105Deklaratat e Modit erdhën pas një samiti me presidentin rus, Vladimir Putin në kryeqytetin indian.

“Sot ne nënvizuam vizionin tonë ambicioz për energjinë bërthamore të të paktën 10 reaktorëve. Këta reaktorë do të kenë standardet më të larta në botë të sigurisë. Ky program do të përfshijë edhe prodhimin e pajisjeve në Indi”, deklaroi Modi.

”Dy vendet tona kanë rënë dakord të bashkëpunojnë edhe për ndërtimin e reaktorëve bërthamorë në vende të treta”, theksoi nga ana e tij presidenti rus, Vladimir Putin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button