☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.61 ▲1.46%
ARI 4,826 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,962 ▼ -0.62% ETH $2,325 ▼ -2.05% XRP $1.3594 ▼ -0.86% SOL $83.2600 ▼ -3.04%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.61 ▲1.46 % ARI 4,826 ▼0.49 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.61 ▲1.46 % ARI 4,826 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Qeveria ngre komision të posaçëm për dhënien e medaljeve, pas nderimit të figurave të diktaturës

dekorataQeveria ka vendosur ngritjen e një strukture të posaçme për dekorimin e personaliteteve me kontribut të veçantë për vendin, hap që vjen pas disa precedentëve të diskutueshëm kur u dekoruan me modalje nderi përfaqësues të diktaturës komuniste si Vito Kapo apo Fecor Shehu.

Vendimi i qeverisë i datës 10 dhjetor është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, ku përcaktohen qartë edhe kushtet që duhen plotësuar për një person që të nderohet me medalje.

“Çdo autoritet, përgjegjës për dhënien e medaljeve ose titujve vendorë të nderit, sipas legjislacionit në fuqi për dhënien e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit, krijon pranë tij një komision këshillimor, në vijim “komisioni”, të përbërë prej 5 (pesë) anëtarësh, prej të cilëve 3 (tre) anëtarë duhet të jenë punonjës në varësi të autoritetit përgjegjës dhe 2 (dy) anëtarë personalitete të jashtëm, që përzgjidhen mes njerëzve të shquar dhe që kanë dhënë kontribut në fushën përkatëse.

2. Komisioni ngrihet, me urdhër të titullarit të autoritetit përgjegjës, çdo fillim viti kalendarik. Për vitin 2014, komisioni të ngrihet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

3. Komisioni funksionon si organ kolegjial, vendimmarrës, pranë autoritetit përgjegjës për dhënien e medaljeve apo titujve vendorë të nderit”, thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.