Politika

Majko zbulon shkakun e krizës politike/ Do ndërhyjnë ndërkombëtarët

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko beson se vetëm një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës, do ta zgjidhte situatën politike të krijuar në vend.

Ndërsa ka komentuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet, Majko e ka cilësuar si një veprim radikal dhe që situata të zgjidhet duhet ndërmjetësim mes dy palëve.

Në një intervistë për median maqedonase “Almakos”, ka thënë se “Padyshim që opozita ka zgjedhur një mënyrë shumë radikale për të krijuar ngjarje që tërheqin vëmendjen e plotë mbi të. Sa do t’ja dalë kjo është një pikëpyetje që rëndon më shumë mbi të sesa mbi mazhorancën. A do të kemi ndërmjetësime? Unë mendoj se po.”-tha Majko.

Më tej, ish-kryeministri tha se nëse kriza nuk zgjidhet, atëherë do të jenë ndërkombëtarët që do t’ju imponohen për një zgjidhje përfundimtare.

“Shqetësimi im është se do vinë ndërkombëtarët e do na thonë: Do bëni kështu dhe kaq”-tha Majko.

Majko mohoi se do të bëjë ndërmjetësuesin mes palëve, pasi sipas tij, edhe pozicioni që ka si përfaqësues i qeverisë e bën atë në konflikt interesi.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Rama mbledh sot kryesinë e PS-së

“Jo, jo nuk do të pranoj të jem unë ndërmjetësues mes palëve. Unë kam konflikt interesi sepse jam anëtar i qeverisë.”-tha Majko.

Sipas Majkos, kriza politike në vend është krijuar si pasojë e mbylljes së një cikli politik, të një brezi politikanësh që hynë në politikë në vitet ’90.

“Politika në të gjithë shtrirjen e saj është në marrëdhënie me ëndrën për të ardhmen. Në momentin që ti e humbet atë, atëherë ti je i vjetër në politikë dhe ka ardhur koha të ikësh. Ajo që po ndodh aktualisht në politikën shqiptarë është mbyllja e një cikli të brezit që hyri në politikë në vitet ’90 dhe sidomos e atij brezi që filloi nga 2005 e në vazhdim. Kjo sigurisht është një marrëdhënie delikate, të cilën në duhet të gjejmë mënyra për ta zgjidhur”-tha ndër të tjera Majko.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button