Ekonomia

Bie optimizmi, në arkën e shtetit po hyjnë më pak para

Në arkën e shtetit po hyjnë më pak para’ këtë fund-vit. Parashikimet po rezultojnë të mbushura me më shumë doza optimizmi nga ç’duhej.

Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se të ardhurat deri në nëntor përllogariten në më pak se 586.4 miliardë lekë. Thënë ndryshe arkëtimet rezultojnë 3.5 miliardë më pak ose të realizuara sa 99.4 për qind e planit.  Të ardhurat në buxhetin e shtetit deri në shtator tejkalonin edhe parashikimet më optimiste të “financave”..

“Të ardhurat janë realizuar në pjesën më të madhe nga realizimi dhe deklarimi i fitimeve të bizneseve. Na mungon një analizë që të tregojë se sa janë ngushtuar evazioni dhe informaliteti. nëpërmjet tyre ne do mund të matnim edhe performancën e përgjithshme të politikave,” shprehet Eduart Gjokutaj, kontabilist.

Edhe më pak po realizohen parashikimet në kahun tjetër, atë të shpenzimeve. Deri në fund të muajit të shkuar, paratë e dala nga buxheti për investime dhe shpenzime të tera të shtetit përllogariten në më pak se 584.6 miliardë lekë nga mbi 572.7 miliardë që ishte plani.

“Kjo tregon se parashikimet kryhen mbi optimizëm dhe nuk bëhen mbi baza të sakta e të sigurta me qëllim që edhe investimet të kryhen në kohën e duhur. Kjo tregon se përsëriten të njëjtat gabime, pavarësisht se ne flasim për mirëmenaxhim të financave publike.”

Pavarësisht mosrealizimit të planeve si në drejtim të të ardhurave ashtu edhe te shpenzimet, që nga fillimi i vitit bilanci i ekonomisë rezulton pozitiv.

Të ardhurat janë rritur me gati 63.5 miliardë lekë apo 12.1 për qind në raport me një vit më parë, ndërsa shpenzimet me rreth 35 miliardë lekë apo 6.8 për qind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button