Kronika

Gjyqi ndaj Kastriot Ismailajt, dëshmon i mbrojturi Romeo Kara

Kastriot Ismailaj ka mashtruar në nënshkrimin e kontratës midis CEZ e DIA. Kështu ka deklaruar në gjykatë dëshmitari Romeo Kara, i cili ka shtuar se DIA është partnere me një kompani amerikane.
“Ky fakt është zbuluar nga studio avokatore në Vienë. Ish-drejtorit të DIA-s, Elvis Matës i është bërë presion nga Kastriot Ismailaj”, ka shtuar Kara.
Romeo Kara është dëshmitari kryesor në procesin ndaj ish-administratorit të DIA-s. Kastriot Ismailaj. Policia e Shtetit i ka ofruar mbrojtje ish-juristit të CEZ-it, Romeo Kara pasi ky i fundit është ndjerë i kërcënuar për shkak të dëshmisë që pritet të japë në procesin ndaj Kastriot Ismailajt.
Dëshmitari ka qenë pjesë e procesit edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, mes DIA-s dhe CEZ-it dhe dëshmia e tij është e kuptueshme që nuk është në favor të Ismailajt. Nga ana tjetër, i pandehuri Ismailaj, ia doli që në seancën e së premtes të mos dëgjohej dëshmia e ish-juristit të CEZ.
Me pretendimin se nuk dëgjonte përtej xhamit të blinduar që ndan vendin ku mbahen të pandehurit me ambientin e sallës së gjyqit, Ismailaj ka kërkuar me tone të ashpra shtyrjen e seancës, pasi nuk mund të zhvillohej një proces në të tilla kushte.
Kastriot Ismailaj akuzohet që nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka përvetësuar një shumë prej afro 5 milionë eurosh, nga fondi që kishte mbledhur për llogari të faturave të papaguara të CEZ-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button