Bota

Korea e Veriut e gatshme për ndërprerjen e një prove bërthamore nëse SHBA-ja anulon manovrat në rajon

Korea e Veriut njoftoi sot se i kishte propozuar SHBA-së ndërprerjen e përkohshme të provave bërthamore në këmbim të anulimit të manovrave të përvitshme ushtarake mes ushtrisë amerikane dhe koreano-jugore.

SEUL-MANOVRA”Ky propozim iu transmetua dje SHBA-së”, theksoi agjencia koreano-veriore e lajmeve KCNA.

Nëpërmjet mesazhit, Korea e Veriut i kërkon Uashingtonit të ndihmojë në reduktimin e tensioneve në gadishullin korean duke ndërprerë të gjitha manovrat ushtarake të përbashkëta parashikuar në Korenë e Jugut.

”Nga ana e saj, Korea e Veriut u shpreh e gatshme për të ndërprerë përkohësisht provën bërthamore që shqetëson SHBA-në”, sipas të njëjtit mesazh.

SHBA-ja, që disponon 30 000 ushtarp të vendosur në Korenë e Jugut kryen çdo vit manovra të përbashkëta me aleatët e saj aziatik.

Këto manovra të përvitshme kanë rritur përgjithësisht tensionet mes dy Koreve, që mbeten teknikisht në gjendje lufte që prej luftës të Koresë (1950-1953), që përfundoi thjesh me një armëpushim në vend të një traktati paqeje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button