Ekonomia

Rruga e re në Pogradec, Peleshi: Shpejt nis edhe ndërtimi i unazës së re

Zëvendës kryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Pushtetit Vendor Eduard Shalsi, kanë inspektuar punimet për rikonstruksionin e rrugës në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Pas rikonstruksionit të rrugës Lin –Pogradec, tashmë punimet janë fokusuar tek ndërtimi i Tunelit Panoramik në km e parë të këtij segmenti, i cili do të jetë një prej atraksioneve më të bukura në vend.

Zëvendës Kryenministri Peleshi ka pohuar se shumë shpejt do të nisë puna për rikonstruksionin e unazës së Pogradecit, një tjetër investim madhor i qeverisë shqiptare.

“Është një segment i vështirë po do i japë hijeshi rrugës nga Lini në Pogradec, i realizuar me sukses nga qeveria shqiptare. Kemi bërë një ndërhyrje të vështirë me një tunel të pjessshëm që do të jetë dhe panoramik po do të na krijojë dhe kthimin në gjendjen e mëparshme të kësaj rruge. Do të vazhdojmë investimet në këtë zonë të shkëlyqer. Pas pak javësh do të fillojë një investim më madhor për qytetin, që është unaza e Pogradecit”, tha zv.kryeministri Niko Peleshi.

Këtë verë qyteti i Pogradecit pritet të ketë një numër të shumëfishuar të vizitorëve dhe turistëve falë rikonstruksionit të plotë të segmentit Lin – Pogradec.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button