Kronika

Llotaria Amerikane, fituesit në 5 maj

Nga data 5 maj, të regjistruarit për DV-2016 mund të kontrollojnë faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, për të parë nëse janë përzgjedhur për të vijuar aplikimin në Llotarinë Amerikane.

Nëpërmjet rubrikës “Pyesni Konsullin”, në faqen e ambasadës amerikane jepet një seri e pyetjeve dhe përgjigjeve të përzgjedhura dhe të përgatitura nga Seksioni Konsullor në lidhje me temat në interes të qytetarëve shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo rubrikë u vjen në ndihmë aplikantëve për një informacion të saktë dhe në kohë.

Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lexoni në faqen e ambasadës amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.

Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve është mënyra e vetme që njofton për përzgjedhjen dhe do ofron udhëzime të mëtejshme sesi mund të vazhdohet aplikimi, përfshirë edhe njoftimin për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë. Regjistrimet për DV 2016 janë mbyllur më datë 3 Nëntor 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button