Sporti

Tirana, në frymën e fundit

Një javë më pas në stadiumi modern të Batumit do të vendoset edhe fati i skuadrës që do të hedhë hapin e radhës për të sfiduar gjigandët turq të Besiktas.

Tirana barazon 1-1 me Dinamon e Batumit falë Regi Lushkjas në kohën shtesë. Dy gola në pjesën e dytë vendosën fatin e raundit të parë të duelit me gjeorgjianët të cilët u treguan cinikë në “Air Albania” duke menaxhuar ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme por nuk u larguan me fitore pasi në kohën shtesë, Lushkja i futur nga stoli, barazoi shifrat. Shumë raste të shpërdoruara nga bardheblutë në 45 minutat e para  por më flagrantet ishin ato me Latifin dhe me Dokën që finalizoi me të djathtën por vetëm pak cm. larg portës së gjeorgjianëve.

Gjithsesi, miqtë të organizuar pritën dhe shfrytëzuan rastin duke djegur në një aksion të shpejtë skuadrën e Shehit që gaboi në mbulim me Dokën, i cili la të lirë Flamarion. Ndeshje që mori tatëpjetën për bardheblutë të cilët kanë emrat dhe i tillë është mesfushori kurbinas që i dha të drejtë Orges Shehit më lëvizjen që bëri për ta hedhur forcë të freskët në pjesën e dytë.

Një javë më pas në stadiumi modern të Batumit do të vendoset edhe fati i skuadrës që do të hedhë hapin e radhës për të sfiduar gjigandët turq të Besiktas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button