Kronika

Edhe antidroga amerikane interesohet për Xibrakën

Edhe agjencia amerikane e antidrogës (DEA) është interesuar për laboratorin e përpunimit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Kjo pasi Ilir Hyseni që konsiderohet si organizator i rrjetit të trafikut, rezulton të jetë i kërkuar nga Interpoli për trafik, ndonëse me një identitet tjetër.

DEA: DEA agents in Detroit, Michigan  Spike TVEkspertë të DEA-s kanë kërkuar informacion nga prokuroria për dosjen e Hysenit (tashmë i arrestuar) dhe kanë ofruar ndihmë lidhur me hetimin e prejardhjes së kokainës që u gjet në Xibrakë. Ilir Hyseni, rezulton ende në kërkim nga Interpoli si i akuzuar për trafik kokaine në Kanada.

Hyseni me emrin e ndryshuar Bali Meta është akuzuar që në vitin 2009 në Kanada për falsifikim dokumentesh dhe ka vuajtur dënimin për këtë akuzë. I arrestuari nga policia shqiptare rezulton i në kërkim nga Interpoli për disa akuza si prodhim dhe trafik kokaine, armëmbajtje pa leje dhe prodhim pasaportash false.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button