Kronika

Vlorë, shkrumbohet një automjet përgjatë Lungomares

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së enjte në qytetin e Vlorës, në një bllok pallatesh përgjatë shëtitores së Lungomares. 
Bëhet fjalë për një automjet tip “Mercedes”, që nga verifikimet e para ka rezultuar në pronësi të shtetasit me inicialet F.D.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, kur drejtuesi i mjetit “Mercedes” e ka parkuar atë pranë mjetit tjetër, tip “Opel”.
Një shkëndijë e papritur ka bërë që zjarri të përfshijë makinën e tij dhe pastaj “Opelin”, ndonëse kjo e fundit ka pësuar dëme të vogla.
Zjarrfikësit që kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që policia po heton për të pasur një tablo më të qartë të ngjarjes. 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button