Sporti

Ballkani fiton dhe ia lehtëson vetes punën për ndeshjen e dytë

Një humbje me një gol pas një jave në Bullgari do të ishte fitore për Ballkanin e Suharekës.

Kjo pasi pas fitores së sontme me dy gola epërsi kur të ishte llogaritur rezultati i përgjithshëm do ta kalonte skuadrën kosovare në raunin tjetër të kualifikimeve në Champions League.
Kampioni kosovar ka shënuar fitore të martën në Prishtinë me rezultat 2-0 kundër kampionit bullgar, Ludogorets.
Ballkani ka shënuar nga një gol në të dy pjesët nga dyzet e pesë minuta.
Ka qenë minuta e parë shtesë kur Meriton Korenica ka bërë një goditje nga distanca e cila ka rezultur me gol. Kjo e ka çuar në këmbë për herë të parë tifozërinë suharekase në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ballkani e ka nisur furishëm edhe pjesën e dytë të ndeshjes me Ludogoretsin. Ia ka dalë që ta shtojë epërsinë në 2-0. Ka qenë minuta e pesëdhjetë e pestë kur Qëndrim Zyba ka shënuar gol pas një krosimi nga gjuajtja e lirë. Kjo ka qenë hera e dytë kur tifozëria suharekase është ngrehur në këmbë.
Rezultati do të mund të ishte edhe më i thellë sikur futbollistët e Ballkanit të tregoheshin më konkret para portës.
Sidoqoftë, kur të nis ndeshja e dytë, fitorja e sontme e vendosë Ballkanin në një pozitë shumë më të favorshme se sa Ludogoretsin.
Nga ana tjetër, kampioni i Shqipëris, Partizani ka barazuar 1-1 me kampionin bjellorus, BATE Borisov. Gjithashtu edhe kampioni i Maqedonisë së Veriut, Struga ka barazuar me kampionin e Letonisë, Zalgiris me rezultat 0-0

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button