Kronika

Prokuroria ndalon Durim Bamin për “Vrasje të mbetur në tentativë”

Ndalohet 36-vjeçari Durim Bami, personi që dyshohet se “u porosit” për të vrarë deputetët Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Bami i shoqëruar prej mbrëmjes së të hënës, është ndaluar me urdhër të Prokurorisë, pasi akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”.

daniBurime nga Prokuroria pohojnë se Bami konsiderohet person me interes për hetimin. Po sot 36-vjeçari nga Fushë Kruja ka deklaruar para prokurorëve se u pagua nga deputeti Doshi për të thënë para Ministrit të Brendshëm se kishte marrë urdhër për atentatin nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Mësohet se Prokurori i çështjes ka firmosur në mesditë urdhër-arrestin për Bamin, i cili u ndalua ndërsa tentonte të largohej nga Shqipëria, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit drejt Malit të Zi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button