Kronika

Kanabis në tavanin e makinës, arrestohet dy të rinj në Pukë

Dy të rinj janë arrestuar me sasi të vogla lëndë narkotike, në aksin rrugor Pukë-Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Nisan” me targë DL 2713 A, me drejtues shtetasin Jetmir Gega, 29 vjeç, banues në fshatin Spiten Lezhë dhe pasagjer Xhuljano Marku, 23 vjeç, banues në fshatin Zejmen Lezhë, në tavanin e mjetit u gjet një qese brenda të cilës ndodhej një sasi prej 490 farash të ngjashme me ato të kanabis sativa ku pas peshimit rezultoi 20.8 gram

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Xhuljano Marku, u gjet një qese plastmasi me material bimor në formë boçe e ngjashme me kanabisin, ku pas peshimit rezultoi me peshë 670 gram.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button