Ekonomia

Industria fason, pas rieksportit mbeten 3 miliardë lekë brenda vendit për 9-mujorin

Industria që punon me material porositës, apo siç njihet ndryshe industria fason, ajo që siguron pjesën më të madhe të punësimit, duket se po punojnë me një marzh të ulët fitimi. Kjo vërehet në faktin se vlera e eksporteve të sektorit ka një diferencë shumë të vogël me importin e lëndës së parë.

Sipas të dhënave nga doganat për nëntëmujorin e vitit 2016, shihet se importi i lëndëve të para me regjim të përpunimit aktiv (lënda e parë për industrinë e fasonit) ishte 77.1 miliardë lekë.

Importet e lëndëve të para janë treguesi më i hershëm për ecurinë e eksporteve të fasonit të paktën në katër-pesë muaj në avancë.

Por për të njëjtën periudhë (janar-qershor), sipas të dhënave të INSTAT, vlera e eksportit nga industria fasone ka qenë jo më shumë se 83 miliardë lekë të përbëra nga tekstilet dhe këpucët. Siç shihet nga të dhënat, vlera e mbetur në ekonominë shqiptare nuk është më shumë se 3 miliardë lekë.

Duke krahasuar aritmetikisht vlerën e lëndës së parë dhe atë të rieksportit, vlera e shtuar në ekonominë shqiptare është 4%.

Industria e tekstileve dhe këpucëve, pjesën dërrmuese të saj është e varur nga materiali porositës, çka nënkupton faktin që kompanitë shqiptare të fasonit bëjnë vetëm disa procese pune për nënkontraktorët italianë kryesisht. Kjo varësi nga tregu italian ka lënë të pazhvilluar ciklin e mbyllur, i cili është garancia e vetme për rritjen e vlerës së sektorit.

Disa biznese, sidomos në sektorin e këpucës që kanë mbyllur ciklin e prodhimit dhe të shitjes në mënyrë të pavarur, pohojnë se normat e fitimit janë deri në 30 për qind më të larta se të bizneseve që punojnë si nënkontraktorë të kompanive të huaja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button