Rajoni

Gazetari maqedonas: Do ta djegim Ambasadën dhe ambasadorin amerikan

Një ndër megafonët më të zëshëm të qeverisë së VMRO-së së Nikolla Gruevskit, “gazetari” Milenko Nedelkovski, i është kërcënuar publikisht Ambasadës amerikane në Maqedoni dhe ambasadorit Xhes Bejli.

 Ai ka shkruar se herën e parë kur i është vënë flaka ambasadës, kanë shpëtuar lehtë, ndërsa kësaj radhe do të jetë shumë më keq, duke u kërcënuar se do t’i djegin të gjallë ambasadorin dhe stafin tjetër në ambasadë, transmeton Fakte.

Në kohën e bombardimeve të caqeve serbe nga NATO për shkak të genocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, një grup qytetarësh të Maqedonisë, ndër të cilët edhe gazetarë (Dragan Pavloviq Llatas dhe të tjerë), i vunë flakën Ambasadës amerikane në Shkup. Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe viktima.

“Atëherë shpëtuan b.thën. Kësaj radhe (…) të dhier do të shkojnë në atë botë”, ka shkruar Nedelkovski, duke shtuar se kështu do të jenë “shembull për të gjithë ata që duan ta rrënojnë shtetin”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button