Ekonomia

Zyrtare, ja sa rriten pagat për administratën

Rritja e pagave dhe pensioneve ka hyrë sot në fuqi.

Ka qenë ministri i Financave, Arben Ahmetaj ai që bëri publik lajmin në një komunikim për gazetarët.

Ahmetaj tha se sot janë dy gëzime në një ditë, “8 Marsi dhe vendimi i Këshillit të Ministrave, për të gjitha ato gra dhe vajza që punojnë në administratë, arsim apo shëndetësi”.

Nga ana tjetër Ahmetaj bëri të ditur të gjitha kategoritë që përfitojnë nga vendimi i Këshillit të Ministrave.

“Sot Këshilli i Ministrave kaloi një sërë vendimesh, siç ishte rritja e pagave për administratën publike. Sot rrija 10 për qind e pagës në administratë është një realitet për Qeverinë ‘Rama’ siç ishin dhe pensionet dhe pagat.

Duke filluar nga sot është jetësuar rritja e pagave me 10 % për punonjëset e administratës publike, nëpunësit, të Presidentes, KQZ, Kuvendit, Gjykatës së Lartë, institucionet e pavarura.

Sot është jetësuar dhe rritja e pagave për punonjësit në arsimit parauniversitar. Rritja e pagave për ta është 10 për qind.

Bazë e mësuesit të shkollës së mesme rritet me 3500 leke në muaj. Paga bruto shkon në 64 mijë e 650 lekë në muaj.

Nga ky vendim përfitojnë në 31 mijë e 370 punonjës të arsimit arsimor me efekt 3,1 miliard leke në periudhë 3 mujore.

Ky sistem shoqërohet dhe me rritjen e pagave në sistemin e arsimit ë lartë me 0-12 % rritje.

Rritja e pagave me 10 % të sistemit shëndetësor përfitojnë 8 mijë nëpunës.

Në të njëjtën kohë rriten me 10 % të pagës për të gjitha gradat diplomatike dhe një rritje me 7 % për njësitë vendore.

Dua ta mbyll me faktin se vendimi i sotëm është një shprehje e drejtpërdrejtë ky ka hyrë vendi si rezultat i reformave. Rritja e pagave dhe pensioneve ishte premtim i Qeverisë ‘Rama’, sot është realitet. Ka akoma shumë për t’u bërë, siç është reforma në drejtësi, vettingu. Ky do të bëjë të mundur një zhvillim që do japë drejtësi. Vendi jonë padyshim e meriton.

Në fund, dua të uroj zonjat, nënat, motrat, në të gjithë vendin, gëzuar 8 Marsin dhe sigurisht, dy gëzime për ata që përfitojnë nga rrija e pagave”, tha Ahmetaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button