Politika

LSI përjashton deputetin Përparim Spahiu

Grupi parlamentar i LSI ka përjashtuar deputetin e tij Përparim Spahiu për shkak të qendrimit kundër lidhur me Reformën në Drejtësi. Vendimi është marrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj force politike. Kjo masë “ndëshkuese” vjen pasi Spahiu është shprehur kundër reformës në drejtësi.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, argumentoi në përfundim të mbledhjes arsyet e përjashtimit të Spahiut si anëtar grupi.

Petrit Vasili: Grupi parlamentar i LSI vendosi përjashtimin e deputetit Përparim Spahiu si anëtar i grupit parlamentar të LSI për shkak të qëndrimeve personale të përsëritura të cilat nuk kanë qenë në pajtim me vendimet e Kryesisë dhe grupit parlamentar të LSI. Qëndrimi më i fundit personal i deputetit Spahiu që lidhet me reformën në drejtësi u vlerësua si i gabuar dhe i nxituar, njëkohësisht në kundërshtim të plotë me qëndrimet tepër parimore dhe koherente të LSI për reformën në drejtësi.

LSI vlerëson rëndësinë e jashtëzakonshem të reformës në drejtësi jo vetëm për forcimin e shtetit ligjor dhe ecurinë e integrimit europian por dhe si një çështje që lidhet drejtëpërsëdrejti me forcimin e sigurisë kombëtare dhe qëndrueshmërinë e vendit edhe si faktor stabiliteti në rajon. Ndaj LSI do vazhdojë në mënyrë konseguente të punojë për miratimin e reformës në drejtësi me transparencë dhe konstruktivitet sipas standarteve të Venecias, larg emocioneve dhe llogarive afatshkurta partiake dhe elektorale.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Spahiu ishte shprehur kundër monitorimit nga ndërkombëtaret të procesit të “Vetingut”.

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me Komisionin Europian dhe shpresoj edhe me Bashkimin Europian. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!” kishte shkruar Spahiu në rrjetin social Twitter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button