Ekonomia

Kreditimi i bujqësisë, firmoset marrëveshja me BERZH

Qeveria shqiptare firmosi me BERZH një marrëveshje kreditimi që do të ndihmojë sipërmarrjen vendase në fushën e bujqësisë. Në bazë të kësaj marrëveshje, tha ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, futen në lojë bankat e nivelit të dytë, ku garant është qeveria shqiptare dhe BERZH.

“Krijimi i një fondi të garancisë që do të jetë zanafilla e një procesi të ri të financimit të bujqësisë duke futur në lojë bankat e nivelit të dytë që mbështetur në këtë fond garancie, që është një kontribut i përbashkët mes qeverisë me 15 mln euro dhe BERZH që i bashkangjitet në mënyrë përplotësuese këtij fondi duke vendosur një shumë të konsiderueshme krijohet një fond i garancisë i cili pritet që të mbështesë përshpejtimin e kreditimit të bujqësisë nga bankat e nivelit të dytë me kredi të favorshme”, tha ministri Panariti.

“Agrobiznesi është vlerë e shtuar për ekonominë dhe qeveria ka pasur në vëmendje rritjen ekonomike. Do të thoja që me ktë instrument të ri ne shpresojmë të bëjmë një hap të madh përpara në çështjen e huamarrjes dhe mbështetjes së bujqësisë. Duke i dhënë prioritet kësaj marrëveshje të re që do të nxisë dhe mbështesë kreditimin, pasi ne do të marrim pjesën tonë të rsiskut”, tha ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Përfaqësuesi i BERZH në Shqipëri, Christoph Denk tha se kjo marrëveshje është një mbështetje për zhvillimin e bujqësisë. Objektivi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i aksesit për financim dhe për projekte, duke punuar nëpërmjet një konkurrence por dhe duke ulur koston e financimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button