Ekonomia

Banka e Shqipërisë e angazhuar për aktivizimin e Bursës së Tiranës

Banka e Shqipërisë ka në objektivat e saj strategjikë afatgjatë, aktivizimin e Bursës së Tiranës.

Në intervistën botur sot në faqen zyrtare të BSH-së, Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko, lidhur me këtë çështe është shprehur se, “ka filluar puna që tani për aktivizimin e Bursës, ndonëse nuk mund të them me saktësi se kur do të jemi në gjendje ta riaktivizojmë konkretisht atë”.

Por, thekson Guvernatori Sejko, aksioni kundër informalitetit do të ketë një ndikim thelbësor në aktivizimin e Bursës së Tiranës.

“Në një situatë informaliteti të nivelit që kemi aktualisht, ne nuk mund të aktivizojmë Bursën e Tiranës, pasi bursa kërkon që të ketë një listim të qartë të kompanive, një listim të saktë me bilance të certifikuara dhe shifra të vërteta për të kuptuar realitetin dhe për të rritur besueshmërinë”, tha Guvernatori duke evidentuar se, nuk mund të ketë një bursë në një situatë ku kapitalet nuk janë të certifikuara, pasi tregu do të kthehej në spekulativ.

Sipas tij, BSH-ja si institucion rregullator do të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave, Qeverinë dhe aktorë të tjerë në mënyrë që të zhvillojmë tregun e kapitaleve në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button