Kronika

Përplasje mes policisë dhe banorëve të Divjakës

Për të katërtën ditë me radhë banorët e Divjakës janë mbledhur në hyrje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta për të protestuar kundër taksës që do vendoset në hyrje.

Dtën e djeshme trau u vendos pas disa përpjekjesh dhe kabina e që mbledh pagesat është gati, ndërsa sot qytetarët janë mbledhur duke u përplasur me policinë, në përpjekje për të hequr traun.

Banorët shprehën se janë të indinjuar për shkak se sipas tyre kjo lëvizje është e jashtëligjshme.

Banorët thonë se kanë qenë divjakasit që e kanë ruajtur pyllin në vitet e mbrapshta 97, 98 dhe tani po u tatojnë dhe ajrin.

Për shkak të protestës punimet për vendosjen e traut u ndërprenë sërish ndërsa banorët janë mbledhur sërish sot në kundërshtim të këtij vendimi të padrejtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button