Ekonomia

Haxhinasto: Më shumë investim në arsimin profesional

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi te premten se duhet më shumë investim në arsimin profesional.

I pranishëm në konferencën “Gati për ekonominë e dijes?”, qe po zhvillon punimet ne Tirane, ministri Haxhinasto tha se cilësia e shërbimeve në sektorin publik duhet të jetë më e lartë.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë ka nevojë për politika të reja dhe për njerëz të suksesshëm. Forumet rinore, kontribut në politike dhe kapitali njerëzor, jane investim i mirëfilltë. LRI është lëvizje rrënjësore dhe kontribut në reformën arsimor”, tha Haxhinasto. Ndër të tjera ai theksoi se sektori publik ka lidhje me ekonominë.

“Të arrijmë një balancë midis sektorit publik dhe privat. Sfida zhvillimore ka të bëjë me modelin ekonomik. Duhet rritje e cilësisë së eksporteve tona”, pohoi ministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button