Ekonomia

Pensionet private, AMF: Në 2017-ën rritet pragu i kontributit të përjashtuar nga tatimi; Kundërshtohet nga Financa

Autoriteti Mbikëqyrës i Financave dhe Ministria e Financave nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët në lidhje me disa lehtësi fiskale me qëllim nxitjen e zhvillimit të tregut.

AMF ka propozuar që të rritet masa e përjashtuar nga tatimi i kontributit të çdo anëtari në një fond pensioni, nga 200,000 lekë që është sot në 240,000 lekë. Sipas AMF-së, përjashtim nga tatimi i të ardhurave nga pensioni, do të përfitojnë anëtarët nga pjesëmarrja e tyre në skemën private të pensionit vullnetar, nga i cili do të tatohet vetëm kthimi nga investimi.

Por, sipas drejtoreshës së përgjithshme ekzekutive të AMF-së, Enkeleda Shehi këto ndryshime janë kundërshtuar nga Ministria e Financave. Gjatë vitit 2017, sipas kreut të AMF-së do të vijohet me të gjitha mënyrat që i njeh ligji të mbështesë këto amendime, në anën tjetër vlerëson se çdo mbështetje edhe e grupeve të interesit, do të ndihmonte në të kuptuarit më të mirë të këtyre ndryshimeve me qëllim miratimin e tyre.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka finalizuar edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10 197, datë 10.12.2009 “Për Fondet e Pensionit Vullnetar”.

Dy do të jenë sfidat e AMF-së për vitin 2017 : nxitja e vazhdueshme e kolonës së tretë; dhe reforma e kolonës së dytë.

Tregu i pensioneve vazhdon të ketë ritme të larta të rritjes, megjithëse shfaqet modest në krahasim me dy tregjet e tjera që mbikëqyren nga AMF.

Totali i aseteve neto llogaritet në 8.7 milionë euro, ndërsa numri i anëtarëve rreth 16 mijë, ose 27% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2015.

Aktualisht në tregun e pensioneve private vullnetare ushtrojnë aktivitet tre fonde pensioni me një total asetesh neto prej 1.19 miliardë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button