Politika

Ambasadoren Audrey Glover i dorëzon Bushatit raportin për zgjedhjet e 21 qershorit

BushatiMinistri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti në një takim Ambasadoren Audrey Glover, në cilësinë e saj si Kreu i Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri. Znj. Glover i dorëzoi Ministrit Bushati raportin përfundimtar mbi vëzhgimin e zgjedhjeve. 

Gjatë takimit, palët diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e raportit përfundimtar, vlerësuan arritjet e shënuara si dhe theksuan rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në funksion të përmirësimit dhe forcimit të demokracisë në vend.

 Ministri Bushati e vlerësoi raportin si të balancuar, që fotografon arritjet dhe identifikon sfidat që mbeten për t’u adresuar nga aktorët politikë dhe institucionet e administratës zgjedhore. Në emër të qeverisë shqiptare, ai shprehu angazhimin për të adresuar rekomandimet, me synim konsolidimin e procesit zgjedhor në Shqipëri mbështetur në praktikat më të mira dhe angazhimet e OSBE/ODIHR-it.

 Znj. Glover vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për mbarëvajtjen e gjithë misionit vëzhgues nën drejtimin e saj, si dhe shprehu angazhimin e ODIHR-it për të vijuar më tej bashkëpunimin me Shqipërinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button