☁️
Tiranë 25°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,665 ▲0.96%
DOW 52,597 ▲1.02%
NASDAQ 26,370 ▲1.1%
NAFTA 100.46 ▼1.97%
ARI 4,388 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,137 ▼ -0.06% ETH $2,544 ▲ +3.18% XRP $1.3512 ▼ -0.18% SOL $101.1300 ▲ +1.3%
S&P 500 7,665 ▲0.96 % DOW 52,597 ▲1.02 % NASDAQ 26,370 ▲1.1 % NAFTA 100.46 ▼1.97 % ARI 4,388 ▼0.43 % S&P 500 7,665 ▲0.96 % DOW 52,597 ▲1.02 % NASDAQ 26,370 ▲1.1 % NAFTA 100.46 ▼1.97 % ARI 4,388 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Kronika

Policia shqiptare zbardh planin e vrasjes së kryetares së komunës së Gjakovës

mProkuroria për Krime të Rënda nis hetimet për vrasësit shqiptarë, të paguar për ekzekutimin e kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila dhe sekretarin e institucionit të saj.

Sipas burimeve te brendëshme policia e shtetit, i ka referuar materialet hetimore për ngjarjen në fjalë, Prokurorisë së Përgjithshme, e cila pasi ka njoftuar autoritet kosovare për këtë skenar vrasjesh e ka deleguar dosjen për hetim. Burimet thonë se  autori i paguar për të bërë vrasjet, është penduar dhe ka rrëfyer të gjithë skenarin para policisë së shtetit dhe tashmë po ruhet nga agjentët e policisë. Vrasësi i penduar, që kishte marr përsipër ekzekutimin e Kusarit dhe sekretarit të komunës është ky që shihni në foto, një 24 vjeçar me inicialet G.Nokshiq nga Tropoja.
Burimet thonë se i riu, është kontaktuar nga 44 vjeçari A.Shiqerukaj, që tashmë është shpallur në kërkim dhe që mendohet se ishte ndërmjetësi mes biznesmenit nga Gjakova dhe vrasësit 24 vjeçar. Burimet thonë, se i riu ka treguar se biznesmeni i njohur në Gjakovë tashmë i arrestuar Mikel Qupi ka porositur vrasjen e kryetares së Bashkisë Mimoza Kusari -Lila dhe sekretarin e saj, që dyshohet se ishte personi i besuar i kryetares. Ai ka thënë hetuesve se në takimin me biznesmenin Qupi, i cili kishte humbur tenderin e Komunës, ky i fundit i kishte premtuar se për ekzekutimin e sekretarit, njëherazi të besuarit të kryestares së komunës do të paguheshin me 60 mijë euro.

Pas kësaj ngjarje, dy vrasësit do ekzekutonin kundrejt 300 mijë eurove kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari -Lila. Në rrëfimin e regjistar nga hetuesit, 24 vjeçari, ka treguar se bashkë me A.Shiqerukajn ka qëndruar dy javë në hotel Jakova, me të gjitha shpenzimet e paguara, kohë kjo për të vëzhguar dhe ndjekur dy objektivët. Sipas dëshmisë, i riu i ka thënë hetuesve se dy pistoletat, një kallashnikov, një snajeper dhe makinën me të cilën lëviznin për të ndjekur objektivët ia kishte siguruar biznesmeni gjakovar.

Në dëshmi thuhet se 4 ditë para se 24 vjeçari t’i dorëzohet policisë së Tropojës, ka tentuar të vrasë sekretarin e komunës në një parking publik por për shkak se ishte i shoqëruar me fëmijët nuk e kishin kryer atë. Vetëm 4 ditë pas kësaj ngjarje, i riu është dorëzuar në policin e Tropojës, duke rrëfyer planin dhe më pas është transferuar drejt kryeqytetit ku është marr edhe dëshmia e plot e tij. Burimet thonë se përveç dëshmisë, i riu është dërguar edhe në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës ku ka treguar për hetuesit vendet e qëndrimit, takimet, bizneset e porositësit dhe pseudonimin e tij, pasi nuk i kishte treguar emrin.

Për këtë ngjarje, policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë personal ndaj kryetares së komunës së Gjakovës dhe ka arrestuar biznesmenin Mikel Qupi si dhe po punon për të dokumentuar me prova planin e ekzekutimit të numrit 1 të qytetit të Gjakovës. Ndërkohë mësohet se është shpallur në kërkim nga policia shqiptare e kosovare ndërmjetësi i këtij atentati A.Shiqerukaj po nga Tropoja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.