Politika

Dibra, Nikolla: Akuzat e PD-së, vetëm shpifje

Pas akuzës së bërë nga ana e Partisë Demokratike se mësuesve po u bëhet presion në Dibër, ka reaguar menjëherë Ministria e Arsimit, por edhe drejtori i Arsimit në Dibër që akuzohej direkt.
Sipas ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, akuza e PD-së është vetëm një shpifje, tërësisht e pavërtetë dhe që bëhet në funksion të fushatës.
Në deklaratën e ministres thuhet se “fatmirësisht koha kur mësuesit kërcënoheshin për votën dhe shkollat përdoreshin si garnizone elektorale nga partia në pushtet, ka perënduar bashkë me pushtetin e Partisë Demokratike”.
Nëse Partia Demokratike, thotë ministrja Nikolla, po përgatit bazën e vet të tkurrur elektorale për humbjen në Bashkinë e Dibrës, arsimtarët po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor dhe këto janë dy axhenda krejt pa lidhje me njëra-tjetrën.
Nikolla sqaron se Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore s’kanë asnjë lidhje me fushatën e Dibrës apo me dëshpërimin e vazhdueshëm të Partisë Demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button