Ekonomia

Autoriteti i Rrugëve : Nesër tuneli i Elbasanit do të mbyllet për 2 orë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve se ditën e martë Tuneli i Krrabës, rruga Tiranë-Elbasan do të qëndrojë i mbyllur për 2 orë. Orari i mbylljes do të jetë nga ora 19.30 deri në 21.30 të mbrëmjes.

Arsyeja e mbylljes për 2 orë, është në kuadër të projektit ECOROADS (Effective and Coordinated Road Infrastructure Safety Operation), ku ekspertë të SEETO-s (South East Europe Transport Observatory), do të kryejnë një inspektim në të dy tunelet, për të kontrolluar gjendjen e sigurisë.

Autoriteti njofton se kalimi do të kryet nga aksi i vjetër rrugor Tiranë-Elbasan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button