Te ndryshme

Murgesha trondit Kishën: Seksi është bekim, Maria nuk ka qenë e virgjër

Një murgeshë argjentinase që jeton në Spanjë, e që shfaqet shpesh në hapësira televizive, ka shkaktuar një skandal pasi ka pretenduar në programin “Chester in love” se Maria nuk ishte e virgjër dhe se kryente marrëdhënie seksuale me burrin e saj Jozefin, si në çdo marrëdhënie “normale”.

Unë besoj se Maria ishte e dashuruar me Jozefin, dhe se ishte një çift normal, dhe është normale që të kenë pasur marrëdhënie seksuale. Vështirë të besohet, e vështirë të kapërdihet (virgjëria) dhe shpesh herë kur tentohet të shpjegohet përfundon duke i bërë njerëzit për të qeshur, sepse mesazhi bëhet i pabesueshëm”, tha motër Lucia Caram në një program të kanalit “Cuatro” të Spanjës.

4237Seksi është një mënyrë për t’u shprehur, për të jetuar, për të shprehur ndjenjat dhe dashurinë, dhe është pjesë përbërëse e të gjithë njerëzve, duke përfshirë edhe mua. Për Kishën seksi ishte një temë që konsiderohej i pistë dhe i fshehtë, por unë mendoj se është bekim”, tha Caram, duke theksuar se ajo ka “hequr dorë nga seksi”.

Ndërkohë, Peshkopit i kishës së motër Lucias është shprehur i keqardhur për “konfuzionin” e shkaktuar nga murgesha dhe theksoi se këto “deklarata nuk janë në përputhje me besimin e Kishës” . Ai gjithashtu tha se Maria “ka qenë e virgjër”.

Murgesha pohon se pas këtyre deklaratave ka marrë kërcënime me vdekje dhe në një letër dërguar agjencisë së lajmeve “Efe”, ka kërkuar falje “nëse dikush është ofenduar” nga fjalët e saj dhe konfirmon “besnikërinë dhe dashurinë ndaj Kishës dhe Ungjillit”.

Doja të thosha se nuk do të skandalizohesha nëse Maria ka pasur një marrëdhënie me Jozefin, partnerin e saj”. Megjithatë, ajo ripohoi se seksi “nuk është i pistë, apo diçka e dënueshme dhe se martesa dhe seksi janë një bekim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button