Rajoni

Shefi i diplomacisë hungareze kërkon përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së

Këto komente, ai i bëri gjatë një vizite zyrtare në Sarajevë, të mërkurën më 22 mars.

Sipas tij, më shumë se 265,000 emigrantë u ndaluan në kufirin jugor të Hungarisë vitin e kaluar. Szijjarto shtoi se emigrimi është pika kryesore e bashkëpunimit midis Ministrisë së Brendshme hungareze dhe Ministrisë së Sigurisë së Bosnjës.

“Ne e dimë se sa më mirë dhe më efikas të jetë bashkëpunimi në vendet e Ballkanit Perëndimor, aq më efikas është menaxhimi i emigracionit”, tha ai.

Hungaria gjithashtu dëshiron që procesi i zgjerimit të BE-së të përshpejtohet sepse stabiliteti i Bosnjës “është gjithashtu i një rëndësie të madhe edhe për ne”.

“Ne presim që Brukseli të ndërmarrë hapa konkretë në rrugën e pranimit më të shpejtë të [Bosnjës] në BE”, tha Szijjarto pas takimit me ministrin e Jashtëm boshnjak Elmedin Konakoviq në Sarajevë.

Szijjarto komentoi vendosjen e sanksioneve nga BE-ja ndaj individëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pretenduar se ato nuk e kanë arritur qëllimin e tyre.

Deklaratat e tij përputhen me ato të Viktor Orban, kryeministrit të Hungarisë, i cili ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Kritikët kanë thënë se pozicioni i Hungarisë ndaj sanksioneve i ka vendosur çështjet ekonomike afatshkurtra përpara sigurisë afatgjatë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Szijjarto tha se Hungaria nuk do të ndalojë blerjen e gazit natyror nga Rusia.

“Në situatën aktuale gjeopolitike, një furnizim i sigurt me gaz natyror për Hungarinë është i pamundur pa burime ruse”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button