Politika

Ikën Bushati, Gent Caka emërohet Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Gent Caka u emërua sot Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, duke zëvendësuar në këtë detyrë Ditmir Bushatin.

Në kuadër të ndryshimeve në  qeveri, Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot meritat e pamohueshme të Bushatit në gjithë rrugën e deritanishme, dinamikën e politikës sonë të jashtme dhe shërbimet e reja konsullore”.

Por sipas tij, Bushati duhet t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë dhe të japi kontributin e vetë në Këshillin e Integrimit Europian.

Ministri i ri Gent Caka, mban aktualisht postin e zv/ministrit në këtë ministri dhe ka një eksperiencë në fushën e integrimit me eksperiencë akademike të shkëlqyer. Sipas Ramës, ai ka gjithë kapacitetin për të marrë stafetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button