Kronika

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për prova të reja për Durrësin/ Merr në shqyrtim kryqëzimin e të dhënave të pajisjeve PEI

Do të jenë Ledio Braho dhe Elvis Çefa, ata që do t’i drejtohen administratës së KQZ-së dhe do t’i paraqesin kërkesën nëse mund tu ofrohen në dispozicion të dhëna të reja.

Më herët në denoncimin pranë KAS përfaqësuesi ligjor i PD-së zbuloi se PD ka informacione që këta persona kanë marrë para në këmbim të votës, që sipas tyre, fakton pretendimin e tyre, që blerja e votës në Durrës ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve.

Deklaratat në KAS:

Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Ne besojmë që të gjitha faktet, rrethanat dhe të gjitha që ne parashtruam do faktohej në të gjitha përmasat e saj reale përmes marres së këtyre provave pranë organeve publike dhe neni 137.

Si prova që duhet të administrohen nga administrata zgjedhore kërkojmë që të merren të dhënat e kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik për zonën zgjedhore Qarku Durrës si dhe nga ana jonë janë depozituar tre lista me rreth 300 emra dhe kërkojmë që nga administrata zgjedhore të verifikohet në qoftë se këta persona kanë votuar në Durrës, në cilat qendra votimi kanë votuar.

Si dhe nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore. Kjo është një provë e re që po e bëjmë në mënyrë verbale.

Lista është pjesë e provave tona. Janë 300 emra personash që ne mendojmë se kanë të dhënat e tyre personale emër, mbiemër, numër telefoni, QV adresa, por edhe shumat e parave që ata kanë marrë në këmbim të votës, por duam që nëpërmjet të dhënave që do të kryqëzohen nga administrata zgjedhore të verifikohet nëse kanë votuar nëpërmjet listave të zgjedhësve si dhe ta paraqiten të dhëna nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore. Janë prova që mund të merren nga ana e KLQZ sepse janë nën administrimin e saj.

Pyetje: Kush është qëllimi i kërkimit të kësaj prove?

Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Nga informacioni që ne kemi marrë nëse rezulton se këta persona kanë marrë para në këmbim të votës tregon pretendimin tonin kryesor që blerja e votës në Durrës ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve.

Kujtojmë se aleanca PD-AN ka kërkuar rivotim në të gjithë qarkun e Durrësit, duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa LSI nga ana tjetër ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button