Ekonomia

Nis reforma e ujit, 3 muaj për konsumatorët që të pajisen me matësa

Nga kjo e hënë nisi zyrtarisht reforma e ujit. Abonentët familjarë apo bizneset kanë 90 ditë kohë afat për të rregulluar raportin me ujësjellësit, duke këputur lidhjet e paligjshme dhe duke shlyer borxhet e prapambetura.

Por kjo është vetëm faza e parë e operacionit kombëtar.

“U japim kohë konsumatorëve të vetërregullohen, në bashkëpunim me bashkinë dhe policinë e shtetit. Pastaj do fillojmë prerjen e lidhjeve të paligjshme. Por s’do ketë penalizimi për 90 ditë. Natyrisht që nga 1 shkurti 2018, të gjithë ata konsumatorë familjarë apo binzese që kane ende lidhje të paligjshme, do procedohen penalisht dhe rrezikojnë masa të rënda. Konsumatorët me detyrime të prapambetura, të marrin masa për t’i likuiduar, para se të nisë ndërpreja e shërbimit”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Task Forcës.

Pjesë e aksionit do të jetë edhe pajisja e çdo abonenti me matësa në të gjithë territorin.

“Duam që brenda 300 ditëve të para të qeverisjes, deri në qershor, të kemi pajisur me matësa të gjithë ata që do vetë-rregullohen. Penalizimet janë shumë të rënda, kodi penal i ka të qarta. Nga 21 tetori, operatorët kanë marrë urdhër të prerë, të mos lidhin kontratë të re nqs konsumatori ska matës. Janë 270 mijë familje apo subjekte tregtare që sot nuk përdorin matës, kjo nuk tolerohen më. Të legalizohen vetë, pa penalitete”, vijoi Kryeministri.

Të njëjtën gjë, qeveria kërkon edhe për puset, ku çdokush duhet të pajiset me autorizim për përdorim.

“25 mijë puse rezultojnë të hapura në Shqipëri nga të cilat vetëm 265 kanë leje. Një barbari më vehte. Barbari 30-vjeçare braktisje detyre nga ana e shtetit. Brenda 2018 cdo konsumator që përdor apo dëshiron të përdorë ujërat nëntokësore, duhet të ketë leje autorizimi për ta përdorur”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama pati një paralajmërim për drejtuesit e ujësjellësave.

“Sa më shumë rezultat të kemi, aq më shumë do ju subvencionojmë dhe do ju japim mbështetje financiare për ristrukturimin. Por pastroni ndërmarrjet nga parazitët e grabitqarët që janë aty vetëm për të marrë një rrogë, nuk jemi ndërmarrje punësimi”, u shpreh ai.

Ndërsa Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka bërë të ditur planin e reformës së ujit, ku tha se nuk do të ketë më abuzime në këtë sektor.

Objektivi i parë i reformës do të jenë vetë institucionet e shtetit dhe nëpunësit e administratës publike, për të vijuar më pas me bizneset e në fund konsumatorët.

“Shoqëritë e ujësjellësve duhet të marrin masa për të gjitha faturat, kujtoj që kemi të bëjmë me tituj ekzekutiv. Objektivi i parë, respektimi i ligjit nga vetë institucionet e shtetit dhe nëpunësit e administratës publike. Ky proces disiplinimi do të nisë menjëherë”, tha Gjiknuri.

Task Force ka një thirrje publike për konsumatorët që furnizohen me ujë që të vetërregullojnë situatën dhe lidhin kontratat brenda 90 ditëve.

Njëkohësisht do të nisë prerja e lidhjeve të paligjshme pa penalizime në këtë periudhë tranzitore, për të vazhduar në shkurt me kontrollin derë më derë dhe penalizimet ligjore për çdo vjedhje të ujit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button