Kronika

Arrestohet sërish ish-drejtori i Tatimeve të Tiranës, Ismail Muça

Ish – drejtori i Tatimeve të Tiranës, Ismail Muça është vënë sërish në pranga. Ai është arrestuar në kuadër të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Muça akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ose aktiviteteve kriminale.

Më 5 maj Muça u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, vendim që u kundërshtua nga Prokuroria, e cila ka apeluar.

Ish- drejtori i tatimeve bashkë me shtatë persona të tjerë, u gjykua për një skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së, nga e cila ka përfituar 6 milionë euro nga firma fantazmë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button