Kronika

Durrës: Vrirja e 42 vjeçarit, u qëllua 13 here me kallashnikov në automjetin e tij në Fllakë

cPolicia e Durrësit zbardh mekanizmin e vrasjes se Xhevahir Brashes në fshatin Fllakë të Durrësit. Emigranti u qëllua me automatik nga persona të paidentifikuar, në automjetin tij tip “Benz” me targa AA 295 LA . Pasi kanë qëlluar  në drejtim të tij,  plot 13 herë autorët që dyshohet se lëviznin me një tjetër automjet u larguan nga vendi i ngjarjes, duke e lënë të plagosur rëndë shenjestrën e tyre. Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar nga familjarët të cilët i dhanë ndihmën e parë. Por ai nuk mundi ti mbijetoje 8 plagëve të marra në trup dhe ndërroi jetë në spital. Nga dëshmitë e familjarëve policia sqaron se 42 vjecari me origjinë nga Hasi ka qenë emigrant prej 20 vitesh në Angli dhe vetëm para pak kohësh ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Fllakë. Policia po heton në disa pista, në atë të konflikteve që 42 vjecari mund të ketë krijuar në Angli apo edhe në Durrës si dhe për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm pronësie ne Has . Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 13 gëzhoja të llojit kallashnikov, model 56 si dhe automjetin tip “Benz” të viktimës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button