Ekonomia

Haxhinasto fton invetorët kinezë të investojnë në Cerrik

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës Jiang Yu, së bashku me disa sipërmarrës kinez, zhvilluan të shtunën një vizitë në Bashkinë e Cerrikut.

Në takimin e organizuar nga kryetari I Bashkisë së Cerrikut, Altin Toska, ishte i pranishëm edhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

Zoti Haxhinasto duke folur edhe në cilësinë e deputetit të zonës, i bëri thirrje sipërmarrësve kinez, që të shikojnë mundësinë e investimeve në këtë zonë, pasi sic u shpreh ai, paraqet avantazhe të shumta gjeografike dhe ekonomike.

Ministri Haxhinasto tha se bujqësia, agroindustria dhe industria janë fusha mjaft të rëndësishme dhe me perspektivë të qartë zhvillimi, ku palët mund të kenë një bashkëpunim afatgjatë. Haxhinasto e vlerësoi si të rëndësishme për zhvillimin e zonës rihapjen e shkollës profesionale të Cerrikut.

Ministri nënvizoi se qeveria është e angazhuar maksimalisht për t”ju krijuar kushtet investitorëve të huaj, për të ardhur në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button