Politika

Rama: Bashkimi i Financave, Ekonomisë dhe Punës, shkurtimet në mënyrë drastike

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që nga Llogoraja, në një bashkëbisedim me gazetarët, të prekë disa nga temat më të ndjeshme të aktualitetit, duke nisur nga ministritë e reja tek emrat që u zgjodhën në krye të tyre, si dhe marrëdhënien me institucionet e tjera në vend si Presidenti i Republikës.

Rama ndodhet në Jug në një takim me ministrat e rinj të kabinetit.

Ministritë e reja, shkurtime në administratë

Kryeministri Rama argumentoi se krijimi i ministrive më të mëdha me më shumë kompetenca nën vete kërkon që të shihen me kujdes disa aspekte. Së pari, sipas tij, nëse ministri është emërim politik, duhet që zëvendësministrat të jenë profesionistë të fushës për të zhvilluar siç duhet politikat sektoriale ku janë emëruar.

Nga ana tjetër, bashkimi i disa ministrive në një të vetme do të ketë shkurtime në administratë dhe kjo është e pashmangshme. “Do të kemi një administratë e vogël por jo shumë e vogël. Kemi numrin e punonjësve më të vogël në rajon. Vetëm Gjeorgjia në gjithë rajonin e ka më të vogël numrin e punonjësve. Ne do bëjmë prapë shkurtime. Se për shembull, bashkimi i Financave, Ekonomisë dhe Punës do funksionojë si një ministri dhe numri do shkurtohet në mënyrë drastike”, – tha Rama

Turizmi si prioritet

Turizmi u bë pjesë e diskutimit mes Kryeministrit dhe gazetarëve duke parashtruar edhe disa nga nxitjet që qeveria do të japë për këtë sektor. Së pari, sipas kreut të qeverisë, është kategorizimi i strukturave dhe vendosja e yjeve duke e standardizuar shërbimin.

Për të nxitur turizmin elitar duket se ka një plan për të lehtësuar nga taksat strukturat që janë me 5 yje. Sipas Ramës, Shqipëria ende dhe sot nuk ka struktura me 5 yje përveçse një strukture në Tiranë dhe në vijim për të nxitur ndërtimin e tyre mendohet lehtësimi nga taksat për të paktën 10 vite. “Kjo nuk do të thotë që ti more këto 5 yje dhe i ke aty, nuk t’i heq njeri, duhet që t’i mbash dhe të kujdesesh që shërbimi që ofron është ai me 5 yje”, – tha Rama .

Nga ana tjetër, lidhur me problemin e ujërave të zeza, Rama solli në vëmendje pjesën e Golemit duke u shprehur se bizneset që operojnë në këtë zonë në sektorin e turizmit, por edhe ata që operojnë kudo në Shqipëri, duhet të gjejnë zgjidhje dhe të ndërtojnë impiante për trajtimin e ujërave të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button