Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,246 ▲ +0.03% ETH $2,522 ▲ +0.45% XRP $1.3660 ▲ +0.29% SOL $101.8500 ▲ +0.36%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

UNESCO “detyron” qeverinë të anullojë koncesionin që kalon në Shebenik-Jabllanicë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë është detyruar të anullojë koncesionin për hidrocentralin Bushtrica 4 për shkak se kuota ku ishte parashikuar të ndërtohej ky HEC prekte Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Madje një nga nënzonat më të mbrojtura ajo e Rrajcës, që është futur në hartën e UNECSO si pjesë e Trashëgimisë Botërore duket se ka shërbyer edhe si nxije për të mos vijuar më tej.

Detajet i  bëri të ditura vetë Ministria e Energjisë në njoftimin e anulimit të këtij koncesioni.

Anullimi i koncesionit

DREJTORIA E KONCENSIONEVE, PROKURIMEVE, SHPRONËSIMEVE DHE PRIVATIZIMIT VENDIM Nr. 3 datë 16/8/2017 PËR ANULLIMIN E PROCEDURËS “DHENIE ME KONCESION E HIDROCENTRALIT “BUSHTRICA 4”

Në mbështetje te Ligjit nr. 125/2013 “Per koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, Nenit 24 te Ligjit nr. 9643 date 20.11.2006 “Per prokurimin publik” i ndryshuar, VKM nr. 575 datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, i ndryshuar, PËR

ARSYE SE: Zona e parashikuar për zhvillimin e projektit ne kuotat 1336-820 m.m.n.d në Lumi Bushtricës, sipas koordinatave përkojnë brenda territorit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, ku një pjesë e mirë bie edhe në zonën e përcaktuar si Nënzonë Qendrore e Rrajcës, me shkallën më të lartë të mbrojtjes dhe së fundmi edhe me zonën pyjor që u shpall nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës.

Si rrjedhojë, referuar Ligjit për Zonat e Mbrojtura datë Nr. 81/2017, datë 04.05.2017, Neni 16, pika 2 germa (c) nuk mund të lejohet asnjë lloj aktiviteti njerëzor. VENDOS: Anulimin e procedurës konkurruese “Dhënie me koncesion e hidrocentralit “Bushtrica 4”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.