Kronika

A u grabit banka në bllok për t’i larë borxhin e djalit të Nehat Kullës?

Grabitja e bankës në zonën e ish­Bllokut duket se është bërë prej grabitësve për të larë borxhet që ata kanë pasur te disa persona. Burime nga policia bëjnë të ditur për “Panorama Online” se Roland Liti (Zekaj) dhe Alan Babameto janë të skeduar si persona që frekuentojnë lojërat e fatit.

Mësohet se një pjesë të parave të grabitura në bankë ia kanë dhënë Robert Kullës, i cili sipas informacioneve nga Policia, jepte para me fajde. Një tjetër detaj i ri i kësaj ngjarje është fakti që një ditë pas grabitjes, Roland Liti dhe Alan Babameto janë nisur drejt Malit të Zi, ku siç mësohet kanë shlyer një borxh që kanë pasur atje.

Sipas Policisë ditën e grabitjes në bankë është futur Alan Babameto, duke përfituar edhe nga fakti se është i dobët. Banka u grabit në 8 gusht. Autorët krijuan një carje ne mur per te hyre ne banke e saktësisht në dhomën e kasafortës. Ata kanë arritur të çajnë murin duke hyrë kështu në ambientet e brendshme të bankës nga ku kanë marrë paratë.

Grabitësit shfrytëzuan një ambient ngjitur me bankën për të çarë murin dhe për të shkuar tek kasaforta. Çarja e cila mendohet se është realizuar gjatë dy ditëve është e madhësisë 50 cm gjerësi dhe 30 cm lartësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button