ParlamentarePolitika

Tension në Kuvend: Seanca zgjat vetëm 12 minuta

Seanca plenare nis me tension ashtu siç ishte parashikuar. Deputetët e opozitës kanë qëndruar në këmbë që në fillim të seancës plenare duke krijuar tension dhe zhurma në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetet e Partise demokratike qe mbajne te  bllokuar foltoren e Kuvendit
Deputetet e Partise demokratike qe mbajne te bllokuar foltoren e Kuvendit

Fjalën i pari e ka marrë demokrati Arben Ristani, i cili përsëriti kërkesën e opozitës, për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta nga pozicioni i tij si numri dy i qeverisë.

10:02 – Ristani: Meta të dorëhiqet, Meta: Djali s’di rregulloren

Ristani: Rendi i ditës sot, urgjenca e vetme është të gjejmë rrugën për ta detyruar kryetarin e parlamentit të japë dorëheqjen.

Meta: Ky djali nuk e njeh rregulloren. I ndërpritet fjala. Ju vazhdoni bjerini belfit.

Seanca e cili nisi në orën 10:00 përfundoi brenda rreth 12 minutave, pas votimit të rendit të ditës. Gjatë fjalës së kryeparlamentarit dhe reagimeve mes deputetëve të opozitës të cilët krijonin zhurmë në Kuvend, nuk munguan as batutat.

Pas votimit të projektligjeve, kryeparlamentari Ilir Meta mbylli senacën plenare duke thënë:

“Respekt dhe të fala Doktorit. Vazhdoni mitingun. Suksese në miting. Seancën e ardhshme do ta lajmëroj në media”.

Rendi i ditës në Kuvend:

1. Projektligji “Për sistemin e depozitës për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë”. (vazhdon shqyrtimi në komision)
2. Projektligji “Për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë”. (vazhdon shqyrtimi në komision)
3. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhimi),” të ndryshuar.
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollit të zbatimit për aistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit, për asistencën teknike për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve”.
6. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
7. Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore tregtare”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button