Kronika

Përfaqësues të të gjitha feve të botës mblidhen në shtator në Tiranë

“Paqja është gjithmonë e mundur”, do të jetë mesazhi i konferencës ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha feve të botës. Komuniteti i Sant’Egidios bën të ditur se këtë herë konferenca do të mbahet në Tiranë nga datat 6 deri në 8 shtator.

Konferenca do të nisë me një mesazh të rëndësishme nga Papa Françesku. Për tri ditë dhjetëra panele diskutimi do të mbahen me liderët më të rëndësishëm fetar në Europë dhe Mesdhe, Azi dhe Afrikë, me figurat më të mëdha kulturore dhe përfaqësues të institucioneve. Këta të fundit do të marrin një apel të fortë për arritjen e menjëhershme të armëpushimit humanitar dhe punën urgjente dhe komplekse të ndërtimit të paqes. Të gjitha organizatat ndërkombëtare do të konsultohen, veçanërisht në Europë, që e gjen veten në udhëkryq.

Komuniteti i Sant’ Egidios njofton se ngjarja do të jetë si Lutja ndërkombëtare për Paqe, që për herë të parë u mbajt nga Papa Gjon Pali II në San Francisco, më 1986. “Çdo ditë një numër i madh njerëzish do të vijnë nga Europa si pelegrinë në kryeqytetin shqiptar për të marrë pjesë në këto mbledhje”, njofton komuniteti.

Por pse është zgjedhur Shqipëria?
“Sepse ndërtimi i paqes duhet të nis nga periferia. Vitin e kaluar Papa Françesku nisi vizitën e tij në Europë pikërisht këtu. Ky vend i vogël, që ka pjesën më të madhe të popullsisë muslimane, është bërë sot një model i bashkëekzistencës mes feve dhe kulturave, një laborator interesant ku do të diskutohen për tri ditë temat për paqen, çështje si zhvillime të qëndrueshme, emergjencat mjedisore dhe pabarazia sociale”, thuhet në njoftimin e komunitetit të Sant’ Egidios.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button