Kronika

Apeli shpall të pafajshëm Xhelal Mziun

Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm Xhelal Mziun për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, në prill të vitit të kaluar u dënua nga Shkalla e Parë me dy vite burgim për shpërdorim detyre.

“Drejtësia u vu në vend. Uroj që këtë presion politik të mos e përjetojë askush tjetër”, tha Mziu pas dhënies së vendimit.

Në seancën e zhvilluar katër ditë më parë, mbrojtja e kryebashkiakut të Kamzës bëri dorëzimin e disa provave të reja, që sipas saj faktojnë pafajësinë e tij.

Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ, e cila e cilëson të ligjshme taksën e shfrytëzimit të ambientit për biznesin, të vendosur nga Bashkia e Kamzës e për të cilën Mziu ishte shpallur fajtor në përballjen me kompaninë që e kishte paditur.

Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm edhe dy drejtorët, atë juridik dhe drejtorin e taksave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button