Kosova

Shtyhet nisja e marshit, protestuesit vazhdojnë të vijnë në Prishtinë (Foto)

Mijëra qytetarë janë grumbulluar para Bibliotekës Kombëtare në pritje të nisjes së marshit kundër deklaratës se ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe në mbrojtje të minierës së Trepçës.

shtyhet-nisja-e-marshit-protestuesit-vazhdojn-euml-t-euml-vijn-euml-n-euml-prishtin-euml_hdProtesta është dashur të fillojë në orën 14:00, por është shtyrë. Deputeti i VV-së, Ilir Deda, tha se janë disa mijëra protestues që po pritet të hyjnë në Prishtinë. Ai tha se kjo është një nga protestat më masive që ka pasur në Kosovë që nga përfundimi i luftës.

“Jabllanoviqi duhet të shkarkohet, Trepça duhet t’i kthehet Kosovës”, tha ai.

Aktualisht masës së protestuesve i janë bashkangjitur edhe liderë të partive politike opozitare.

Në pritje të nisjes së marshit protestuesit po brohorasin parulla në mbrojtje të Trepçës dhe thirrjen që ministri Jabllanoviq të ikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button