Rajoni

UNHCR-ja paralajmëron kundër një katastrofe në Evropë me mbylljen e kufijve

Komisioneri i lartë për refugjatët pranë OKB-së, Filipo Grandi, vlerësoi sot se mbyllja progresive e kalimit të refugjatëve dhe migrantëve në rrugën ballkanike rrezikon të krijojë një katastrofë në Evropë, gjatë një vizite në ishulin grek të Lesbosit, porta kryesore hyrëse e migrantëve në Evropë.

“Shpreh keqardhje për ngjarjet e fundit të shënuara mbi një mbyllje progresive të kufijve evropianë përgjatë vendeve të Ballkanit, pasi ky fakt do të krijojë një përshkallëzim të situatës kaotike, me shumë gjasa do të rrisë në mënyrë të ndjeshme fluksin e paligjshëm”, tha ai.

Grandi po përballet me refuzimin prej dy ditësh të Maqedonisë për kalimin e afganëve të mbërritur në Greqi për të kaluar në mënyrë tranzite në territorin e saj për të vijuar më pas drejt Evropës së Veriut. Ky vendim bëhet i ditur pas përforcimit të kontrollit ndaj azilkërkuesve ende të paautorizuar për kalimin e shtetasve sirianë dhe irakianë që rrezikojnë të bllokohen në Greqi në mesin e mijëra personave të ardhur nga Turqia.

“Kjo do të rrisë më tepër presionin ndaj Greqisë, e cila ka ndërmarrë tashmë një përgjegjësi të madhe duke krijuar një situatë çorientuese në vendet që po akomodojnë migrantë dhe refugjatë, ndërsa nuk mbeten ende edhe shumë alternativa për menaxhimin e fluksit migrator, shtoi Grandi, i cili po zhvillon në Greqi vizitën e tij të parë në një zonë migratore prej emërimit në këtë post.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button