Politika

PD depoziton në Gjykatën Kushtetuese padi kundër koncensionit të Butrintit

Deputetja Ina Zhupa në një deklaratë për media e ndodhur përpara Gjykatës Kushtetuese ka bërë me dije padinë që do të depozitojë në këtë gjykatë.

Bëhet fjalë për një padi kundër koncensionit të Butrintit e cila është firmosur nga 36 deputet.

Zhupa thotë se padia e ngritur prej tyre është e bazuar në ligje dhe janë të renditura një serë shkeljesh lidhur me këtë koncension.

Ina Zhupa: Jemi përpara Gjykatës Kushtetuese. Do të depozitojmë padi kundër koncensionit të Butrintit. Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të ligjit se krijojnë dëme të pariparueshme. KJo padi duhet dorëzuar nga të paktën 28 deputet të kuvendit të Shqipërisë. Çështja ëshët me shumë rëndësi ne kemi ardhur me 36 firma ku 1 është deputeti Dashamir Shehi, 3 të PL dhe të tjerat të PD. Lidhet me vjedhjen e pasurisë së përbashkët publike, është një padi e përgatitur nga katër avokatë. Padia ka ardhur një padi që do të fitojë Butrinti, do të fitojnë Shqiptarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button