Kronika

Deklarata bombë: Trakte ekstremiste në Tiranë!…A duhet të nisë hetimi?

Në Tiranë po shpërndahen trakte nga ekstremistë ku shkruhet se “duhen vrarë ata që nuk janë besimtarë”. Kështu shprehet për “Të paekspozuarit” në Ora News, ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ermir Gjinishi.

Ai shkon edhe më tej kur thotë se këto trakte propagandistike me karakter të fortë ekstremist po shpërndahen nëpër shtëpi në Tiranë. Gjinishi nuk përmendi emra të personave apo grupeve të dyshuara që mund të bëjnë shpërndarjen e këtyre trakteve.

I mbetet tashmë autoriteteve të nisin hetimet nëse kjo deklaratë është e vërtetë, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm për përhapjen e elementëve radikalë në vendin tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button