Te ndryshme

‘Charlie Hebdo’ do të dalë në 3 mln kopje, sërish me Muhamedin, këtë herë duke qarë

muhamed

Ashtu siç ishte paralajmëruar “Charlie Hebdo” do të dalë të mërkurën në treg dhe në kopertinën e saj do të jetë sërish një karikaturë e Profetit Muhamed.

Këtë herë Profeti mban në duar një tabelë ku shkruhet “Unë jam Charlie”. Ajo që bie në sy është dhe mbishkrimi sipër karikaturës “Gjithçka është falur”. Numri i radhës i gazetës pritet të dalë ditën e mërkurën dhe sipas “Liberation”, e cila publikoi dhe faqen e parë të këtij numri, ajo do të jetë në 3 milionë kopje.

Para 3 vitesh, “Charlie Hebdo” nxori në treg numrin me Profetin Muhamed, çka nxiti reagime të komunitetit mysliman në Francë dhe më gjerë. Reagime, të cilat u finalizuan me disa protesta të vogla, por të paorganizuara mirë. Ndërkaq, karikatura e liderit të ISIS ishte ajo që nxiti reagimin ekstrem të militantëve, të cilët ekzekutuan 17 njerëz në Paris.

Stephane Charbonnier, kryeredaktori i “Charlie Hebdo” ishte në shënjestrën e Al Kaedës prej disa vitesh. Kjo, pasi detyra e tij kishte shkaktuar zemërim për ta.

Tashmë, edhe pse pa Charbonnier dhe 3 karikaturistët më të mirë të revistës, numri i ardhshëm i “Charlie Hebdo” me tetë faqe material do të dalë në treg me rreth 3 milionë kopje nga 1 milionë që u fol në fillim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button