Ekonomia

Turistët më koprracë/ Në krye italianët e jugut dhe polakët! Nordikët, më dorëlëshuarit

Shqipëria është kthyer në magnet për turistët. Ministria e Turizmit deklaroi se vendi ynë ka tërhequr deri në fund të korrikut më shumë se 5.1 milionë vizitorë.
Ekspertë të turizmit thonë se grupet e turistëve kanë tipologjinë e tyre. Por kush janë turistët që shpenzojnë më shumë, pijnë më shumë, apo ata më kopracët dhe dorështrënguarit?

“Turistët më dorëlëshuar janë pjesa e Europës Veriore, anglezët, nordikët, suedezët, norvegjezet e finlandezët, që kanë një standard jetese shumë të lartë. Kur shohin çmimet tona, atyre iu duket shumë lirë. Po t’i referohemi pjesës tjetër pastaj polakët, italianët, sidomos ata të jugut klasifikohen në turistët koprracë. Ata duan të diskutojnë, të bëjnë pazar dhe ulje për çdo lloj çmimi. Alkoolin e konsumojnë më shumë kryesisht anglezët, australianët, gjermanët, nordikët. Ndërsa pjesa tjetër kanë konsum normal apo minimal. Në ato hotele dhe resorte që kanë paketa all inclusive, pasi shumica e bregdetit tonë ranor po I aplikon këto paketa, shquhen polakët që konsumojnë më shumë alkool kryesisht raki dhe birra vendi.“- tha Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button