Politika

Rama: Potenciali i dëmit nga sulmet kibernetike mund të jetë apokaliptik

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Forumin Ekonomik të Davos në Zvicër se vendet nuk duhet të shmangin bashkëpunimin përballë sulmeve kibernetike.

Gjatë fjalës së tij në panelin në panelin e djeshëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos mbi kërcënimin e sigurisë kibernetike, Rama ky sulm është si një pandemi.

Sipas tij, rreziku është më i lartë se sa pandemia dhe se potencialet e dëmit mund të jetë apokaliptik.

“Dua të shpresoj që vendet të mos bëjnë të njëjtin gabim që bënë në fazën e parë të pandemisë që të vrapojnë e të mbyllen në vetvete duke shmangur bashkëpunimin në kohë reale sepse kjo është si një pandemi me një rrezik eksponencialisht më të lartë se sa pandemia dhe potenciali i dëmit mund të jetë apokaliptik”, deklaroi Rama.

Kryeministri është shprehur se “jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Dhe disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është mallkimi i teknologjisë”.

Themeluesi i medias ‘Tortoise’, James Harding u shpreh se ajo çfarë ndodhi në Shqipëri verën e kaluar është shembull për mënyrën se si kibernetika, gjeopolitika mund të ndikojë në qeveritë e çdo shteti.

Ministrja për Komunikim dhe Informacion në Singapor, Josephine Teo deklaroi se “sot kriminelët kibernetikë janë më të sofistikuar se kurrë, ata kanë hyrë në shtëpinë tuaj pa e ditur fare ju”.

“Singapori ka pasur krizën e vet në vitin 2018 ku të dhënat tona të kujdesit shëndetësor u vodhën nga kriminelët e krimit kibernetik. Nëse vërejmë përgjatë këtyre 3 viteve, konstatimet tona janë se lloji i aksidenteve kibernetike është rritur në intensitet dhe sofistikim; është vërtetë një industri shumë fitimprurëse për kriminelët kibernetikë dhe kur ka kaq shumë para të përfshira duhet të presësh që taktikat e tyre të jenë gjithnjë e më të suksesshme. Kjo do të thotë që edhe mbrojtja jonë duhet të jetë në lartësinë e situatës”, tha Teo.

Olyvind Eriksen, shef ekzekutiv i një kompanie për prodhim nafte u shpreh se sulmet kibernetike shkaktojnë pasoja të rënda jo vetëm nëpër kompanitë që synojnë, por edhe të shoqëria.

“ Rreziku më i madh sot duke patur parasysh ‘Aker’-in që është kompania e dytë më e madhe prodhuese e naftës dhe gazit në Norvegji dhe që ka një rritje shumë të madhe të fitimeve, të prodhimit të energjisë dhe që operon në të gjitha industritë është se sulmuesit jo vetëm mund të mbyllin operacionet tona por mund t’i marrin nën kontroll dhe kjo mund të ketë pasoja shumë të mëdha të sigurisë, pasoja mjedisore dhe pasoja të stërmëdha financiare jo vetëm te kompania ime, port e partnerët, furnitorët dhe shoqëria në përgjithësi”, deklaroi ai.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button