☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Sulmi kibernetik, Rama në Davos: Shmangëm zhdukjen e sistemeve dhe humbjen e të dhënave

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ia doli t’i bënte ballë sulmit kibernetik duke pasur parasysh që qëllimi i keqbërësve ishte shkatërrimi i shërbimeve digjitale të vendit tonë.

Gjatë diskutimeve në panelin e djeshëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos mbi kërcënimin e sigurisë kibernetike, Rama bëri edhe një krahasim duke thënë se nëse krimi kibernetik do ishte shtet, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe e botës.

“Ne ia dolëm që për 6-7 vitet e fundit të ishim një vend me 95% të shërbimeve të veta publike tërësisht në internet. Nuk ka më nevojë që të kontaktosh zyrat, burokracinë e kështu me radhë. Kjo na ka ndihmuar shumë dhe po e zhvillojmë çdo ditë. Në të njëjtën kohë na ka ekspozuar shumë. Vitin e kaluar u sulmuam nga Irani në mënyrë të rëndë”, nënvizoi Kryeministri.

Rama tha se “bëmë më shumë vëmendjen në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga Microsoft, ekipi i FBI dhe ekspertë të tjerë para se të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte, dhe ende jemi të sulmuar, praktikisht ditë pas dite”.

Ai theksoi se bazuar në raportin që ishte tërësisht autonom, i pavarur nga qeveria shqiptare, ishte shumë e qartë që autorët e sulmit kishin synim fundor për të na kthyer tek epoka e letrës, epoka e gurit.

“Bekimi i teknologjisë na ktheu të shohim anën tjetër që është mallkimi i teknologjisë. Edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, arritëm që të shmangnim zhdukjen tërësore të sistemeve që kishim dhe praktikisht shmangëm humbjen e të dhënave, çka ishte synimi i sulmit. Nëse krimi kibernetik do ishte shtet, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe e botës pas SHBA dhe Kinës”, tha Rama.

1 Koment

  • SEO Guy 21 January 2023, 03:56

    Ju nuk shmanget asgje por Amerika ju ndihmoi ne ate proces.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.